Karantina nënkupton izolimin e një personi ose grupi njerëzish të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, por që nuk kanë simptoma.

Kjo masë merret për parandalimin e përhapjes të kësaj sëmundjeje. Karantina zakonisht përcaktohet për periudhën e inkubacionit të sëmundjes ngjitëse.

Për COVID-19, periudha e karantinës është 14 ditë, nga data e fundit e ekspozimit, sepse 14 ditë është periudha më e gjatë e inkubacionit që shihet për koronaviruse të ngjashme.

Dikush që është liruar nga karantina për COVID-19 nuk konsiderohet rrezik për përhapjen e virusit te të tjerët.

MUND TË JU PËLQEJNË