Vera është një ndër periudhat e vitit ku secili nga ne e ka të vështirë zgjedhjen e rrobave. Është e vështirë të mendosh se cila është veshja më e përshtatshme për të përballuar të nxehtin.

Për meshkujt është normale nëse do të shmangin mbajtjen e çorapeve për të eleminuar vapën.

Por është e rëndësishme që të dimë dhe mendimin e ekspertëve në lidhje me mbajtjen apo jo

të çorapëve gjatë kësaj periudhe. Përgjigja e tyre është shkurt, PO!

Nëse jeni duke veshur këpucë të çfarëdo lloji, patjetër se duhet të vishni edhe çorape. Këmbët tuaja prodhojnë lagështi çdo ditë dhe nëse e lini atë lagështi të zhytet në këpucët tuaj, atëherë do të filloni të keni probleme me këmbë.

Ndërkohë nëse vishni atletet pa çorape më shumë bëhet si lloj stili për t’i shfaqur nyjet e këmbëve. Hapësira lakuriqe mes këpucëve dhe xhinseve duket me të vërtetë mirë. Por, prapëseprapë është e rëndësishme të vishni çorape të llojit që nuk shihen.

Duket se çorapet janë pjesë e pandarë e garderobës sonë si në stinën e verës po ashtu dhe në dimër.

MUND TË JU PËLQEJNË