Po afrohet nata finale e festivalit “Kënga Magjike”.
Rozana Radi është njëra prej artisteve që këtë vit merr pjesë në këtë festival, shkruan lajmi.net.

Përveç saj këtë vit garojnë edhe Mc Kresha dhe Fifi me këngën “Psikopatja jote”, të cilët janë ndër pretendentët për këtë çmim.

Rozana dhe Kresha vite më parë ishin në lidhje, por prej kohësh kanë ndarë rrugët, por është “Kënga Magjike” që i bën bashkë në një skenë.

E pyetur nga ndjekësit se a do ta votojë Mc Kreshën dhe Fifin, Rozi kishte një përgjigje të prerë.

“Ju siguroj qe votimet e mia do jene te hapura si te gjithe artisteve. Do ti shikoni”, është përgjigja e saj.

Ndërsa, lidhur me votimet, Kresha dhe Fifi kanë dhënë detaje në intervistën e tyre në “Mirage”, që gjendet në linkun e mëposhtëm.

MUND TË JU PËLQEJNË