Pas refuzimit të ftesës që i bëri kryeparlamentarja Vjosa Osmanit, presidentit të Republikës së Kosovës, ku ky i fundit kërkojë seancë për të raportuar para Kuvendit rreth vizitës së atij në Amerikë, Thaçi thirri një konferencë për media.

Duke treguar kronologjikisht gjithë aktivitetet, takimet dhe bisedat e tij në SHBA, ai ndër të tjera tha se ky raporti me SHBA-të është i pazëvendësueshëm dhe kushdo që pretendon të sfidojë atë, në të ardhmen mund të ketë edhe pasoja per vendin.

I pyetur rreth asaj që kryeministri Kurti i shkroi në letër presidentit amerikan Donald Trump, që me formimin e qeverisë së re, tani ai do të përgjigjet në emër të Kosovës, për dialogun me Serbinë, Thaçi tha se ai do të vazhdojë ta luaj rolin e tij siç ka qenë.

“Roli im do të jetë ai që ka qenë si president i vendit, me mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, do të punojë fuqishëm me liderët politik që të krijojmë një unitet të qëndrueshëm që do të jetë pastaj si marrëveshje e kalueshme edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pra, do të jetë një koordinim ndërinstitucional, me unitet ndërpartiak.

Pra, ftesa ime dhe do të punojë në këtë drejtim që të jemi sa më të bashkuar që marrëveshja të kalojë edhe në Parlamentin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai tutje shtoi se secili do t’i merr përgjegjësitë që do t’i takojnë, ne s’kemi garë dhe jemi përballë Serbisë.

MUND TË JU PËLQEJNË