fbpx

Arrestohet prishtinasi, rrahu ish bashkëshorten dhe disa familjar të saj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 21:30.

“Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj duke u shkaktuar lëndime trupore. Ish-bashkëshortja e të dyshuarit po ashtu ka pasur edhe urdhër mbrojtës nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]