Një burri të martuar i është transmetuar koronavirusi nga një mësuese, me të cilën e tradhtoi gruan e tij.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Itali, derisa gruaja e tij është në izolim, pa dijeninë se burri i saj po e tradhtonte atë, ka raportuar gazeta britanike ‘The Sun’.
Ai rrëfeu para koordinatorëve të shëndetit publik në veri të Anglisë se si u prek nga COVID-19.
Pacienti, i paidentifikuar – i moshës afro 40-vjeçare – i tha gruas së tij se ai ishte në një udhëtim pune në Mbretërinë e Bashkuar, dhe bashkëshortja nuk kishte idenë që ai po vizitonte Italinë.
Ai u paraqit në një spital sapo u kthye në Britani të Madhe me simptoma të koronavirusit – dhe testet zbuluan se ai është prekur nga virusi.
Gruaja e tij tani është izoluar në shtëpinë e tyre të pasur në veri të Anglisë.