Një djalë 2 vjeç e qëlloi dhe e vrau aksidentalisht babanë e vet përderisa ky i fundit po hante darkë, tha familja e viktimës. Ngjarja ndodhi në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara.
Televizioni Fox 46 raportoi se Markovia Durham, 29 vjeç, ishte i ulur duke ngrënë darkë në kohën e të shtënave. Familjarët thanë se djali i vogël e mori armën dhe e qëlloi babanë nga pas. Burri pësoi shumë plagë nga arma e zjarrit.
Të shtënat ndodhën rreth orës 8 e 45 minuta në mbrëmje dhe Durham u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, kur aty arriti policia. Një televizion lokal raportoi se fëmija ishte në vizitë te gjyshërit bashkë me prindërit.
Familjarët thanë se djaloshi ishte shumë i afërt me babanë, shkruan Fox News.