fbpx

Yll Limani iu kërkon ndjekësve mos t’i tregojnë këto FOTO mamit të tij, por dikush e bëri dhe ky është reagimi i saj!

nga Revista Kosovarja

Data 3 Gusht është një ditë e veçantë në familjen e Yll Limanit. Nëna e artistit feston ditëlindjen e saj dhe natyrisht nuk mungoi edhe një dedikim i ndjerë nga Ylli.

“Pika jem e dobët. Mam! Urime ditëlindja! Jetofsh sa më gjatë! Të dua!”- ka shkruar Ylli.

Mirëpo edhe pse ai në intervista të ndryshme ka zbuluar se ajo është personi së cilës i tregon çdo gjë, këtë herë “doli zbuluar” pasi si duket mami i tij nuk e di një ves të Yllit.

Ditën e djeshme këngëtari ndau në Instagram disa foto të tij, në të cilat shihej hipur mbi një makinë, duke mbajtur në dorë cigare dhe një gotë alkooli.

Këto foto në fakt i habitën të gjithë, sepse këngëtarin nuk e kishim parë kurrë kështu dhe ai është i vetëdijshëm për këtë gjë. Madje me shaka ju kërkoi ndjekësve që këto foto të mos ja tregonin kurrë nënës së tij.

Mos ja dërgoni mamit tim këto foto nga nata e shkuar”, shkroi Ylli përkrah fotos së tij.

https://www.instagram.com/p/CSHPEB4qls5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c67808b3-fe67-413f-bba3-d0b476e61a69

Sigurisht që këto imazhe nuk i kanë shpëtuar nënës së tij, e cila menjëherë i ka dërguar një mesazh këngëtarit.

O heke këtë foto se tmerr! Nuk të ka hije hiç. U rrëqetha. S’di kush thiu po të fotografon”, ka shkruar ajo duke treguar hapur se fotot dhe veprimi i të birit nuk i kanë pëlqyer aspak.

Ylli i ka ndarë vetë këto mesazhe me të ëmën, ku shihet se përgjigja e tij ka qenë një “Jo” e prerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]