Vjeshta pritet të na sjell serialin H.O.T (Humans of Tirana) ndërsa xhirimet e tij po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Producenti Ermal Mamaqi kohë pas kohe na zbulon pamje nga xhirimet ndërsa së fundmi pamë që ai dhe disa aktorë të serialit kanë përfunduar në qeli.
Sigurisht aty ndodhen për xhirimin e një pjese të serialit.
“Na vrau pak ky burgu i fundit”, shkruan Ermali krah fotos ku shihet së bashku me aktorët Margent Çaushi, Ervin Doko e Samuel Vargushfaqa.
Seriali që pritet të fillojë në shtator për temë ka disa të rinjë dhe jetën e tyre me disa gabime që bëjnë rrugës dhe sfidat nga të cilat mësohen dhe rriten.