fbpx

Hotel / SPA ‘Brezovica’ mrekullia e 8 – të në Bjeshkët e Sharrit

nga Revista Kosovarja

Shijoni bukuritë magjike të Bjeshkëve të Sharrit derisa qëndroni në hotelin me 5Yje ‘Brezovica’ i cili për ju ofron kushtet e një komoditeti të paparë.

A jeni duke vrarë mendjen se ku do të mund të kalonit pushime në një vend malor me plot magji sikur në përrallat e famshme “Kësulëkuqja” apo “Borëbardha”?
E për gjithçka ka një zgjidhje, ngase ne ua propozojmë Hotel & SPA ‘Brezovica’ atje ku çdo ëndërr e bukur bëhet realitet!

Ndonëse të gjithë e duam stinën e verës, por kur temperaturat e larta e arrijnë kulmin e tyre, të gjithë ne duam që të ikim në vende të freskëta, atje ku ndihemi më të relaksuar. Mirëpo, jo çdo herë zgjedhja që bëjmë arrin t’i plotësojë kërkesat tona për një pushim sa më të këndshëm dhe komod. Prandaj, për të mos u zhgënjyer dhe që ditët e pushimeve tuaja të bëhen sa më të kënaqshme ju mund të zgjidhini hotelin ‘Brezovica’ i cili mban emrin e po të njëjtit vend i cili njihet si një nga pikat më të preferuara turistike të Kosovës.

Në këtë hotel përveç mikpritjes me shumë buzëqeshje ju do të magjepseni që nga hyrja e deri te detajet më të imta të interierit të tij.
I ideuar përmes një arkitekture të mahnitshme e cila në moment ua largon lodhjen dhe stresin, në këtë kompleks të magjishëm turistik ju mund të përzgjidhni njërën nga 72 dhomat fantastike me ndriçim të mjaftueshëm dhe tarracat e mëdha, për të vazhduar më tej me një kafe apo pije freskuese të të gjitha llojeve si dhe ato alkoolike në ‘Opera Cafe Bar’.

E oreksi juaj do të rritet sapo të hasni në menynë e pasur të ‘Restaurant Gjethja’ i cili ka në dispozicion të gjitha ushqimet tradicionale dhe ato ndërkombëtare të përgatitura me shumë dashuri dhe profesionalizëm nga kuzhinierët më të mirë të fushës që në çdo moment do t’ua plotësojnë kërkesat tuaja.

Kurse, nëse jeni admirues të shëtitjeve me familjen tuaj, atëherë edhe fëmijët tuaj do ta kenë këndin e tyre të lojërave dhe argëtimit që ju të jeni rehat dhe ta përjetoni në maksimum pushimin.

Relaksohuni po ashtu duke shfrytëzuar qendrën e mrekullueshme ‘Aquarius SPA Center & GYM’ që për ju ofron hapësirë për ushtrime me pajisje moderne të fitnesit, pishina për fëmijë dhe të rritur, pishina të veçanta me ujë të ftohtë, sauna finlandeze dhe qendra të masazhës.

Ndërsa, pasi t’i keni shijuar të gjitha këto gjatë tërë ditës dhe ka ardhur mbrëmja, atëherë ju që e pëlqeni jetën e natës hotel ‘Brezovica’ ka menduar edhe për këtë përmes ‘Magnet Night Club’, të cilit gjithsesi nuk do të mund t’i rezistonit. Ju në këtë vend mund të luani një lojë bilardo apo të qëlloni pikat më të afërta përmes lojës së pikados teksa freskoheni me një koktel të bashkëshoqëruar edhe me një meze të lehtë dhe tepër të shijshme.
Hoteli përveçse ofron kushte maksimale për kalimin e pushimeve ka në dispozicion gjithashtu edhe sallat e mëdha të konferencave si dhe ambientet e përshtatshme për festa e ceremoni të ndryshme festive.

Mos harroni shërbimi për ju është në dispozicion 24 orë, dhe prandaj, edhe ju duhet patjetër që të jeni njëri ndër klientët shumtë të këtij hoteli.

Hotel & SPA ‘Brezovica’ kështjellë përrallore mes maleve të Sharrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]