fbpx

“Më afër se kurr”, Alex Rodriguez me qira në Hamptons tek shtëpia e Jennifer Lopez

nga Revista Kosovarja

Alex duket se mund të takohet me ish-partneren JLo këtë verë.

Alex Rodriguez thuhet se ka marrë me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New Yorkut, shkruan Page Six.

Ajo është vetëm tre minuta larg nga shtëpia e këngëtares së “Dance Again” prej dhjetë milionë dollarësh në Water Mill.

Kjo vjen pak pasi krijuesja e “Dinero”, 51 vjeçe, është parë duke u puthur me ish-të fejuarin tjetër, Ben Affleck, 48 vjeç, në Malibu, me të cilin u ribashkua në prill menjëherë pas ndarjes nga Alex.

Ndërsa burimi pretendon se Alex, 45 vjeç, tashmë është vendosur në shtëpinë e tij dhe në fundjavë kishte ndarë edhe disa video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod)

Apartamenti është tejet luksoz ku në total përfshihen shtatë dhoma gjumi dhe 11 banjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

The Hamptons është vetëm një nga vendet që Jennifer dhe Alex kaluan shumë kohë gjatë romancës së tyre trevjeçare.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]