Besimtaret mysliman kanë nisur agjërimin e muajt të shenjtë të Ramazanit.

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna është njëri ndër artistët mjaft të dashur për publikun. Ai me rolet e ndryshme ka arritur të fitojë dashurinë e publikut.

Aktori, duke qenë se ka numër të madh të fansave, në rrjete sociale tregohet kogja aktiv, ku edhe publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria, shkruan rtv21.

Së fundmi, aktori i është përgjigjur pyetjeve të 136 mijë ndjekësve në instagram. Në mesin e pyetjeve që iu bënë aktorit, ishte edhe pyetja: A jeni agjërues i Muajit të shenjtë të Ramazanit? Në kë pyetje, aktori u përgjigj që e agjëron muajin e Ramazanit qe 29 vjet.

“Qe 29 vite… qe dmth nga femijeria e hershme”, u përgjigj Rafuna. Aktori kosovar para katër ditësh mbushi 39 vjet dhe nga përgjigjia që shkroi, që agjëron qe 29 vjet, i bie që aktori e agjëron Ramazanin që nga mosha 10 vjeçare.

Disa nga artistët shqiptarë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar besimtarët myslimanë. Sidrit Bejleri, Shyhrete Behluli, Naser Rafuna, Big Mama, Arta Bajrami, Robert Berisha, Vesa Luma, Bes Kallaku, Mimoza Shkodra, Alban Mehmeti janë disa nga të famshmit që kanë uruar besimtarët myslimanë.

Muaji i Ramazanit sivjet ka filluar me më 06 maj (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 03 qershor (e hënë). Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 29 ditë. Sipas statistikave të vitit 2015 në botë janë 1.8 miliardë myslimanë në botë.

MUND TË JU PËLQEJNË