Kur përdoret termi “shëndetshëm”, shpeshherë paramendojmë imazhin e një personi që ushtron gjatë gjithë kohës dhe konsumon vetëm ushqime të shëndetshëm, duke shmangur ushqimet e shprejta, ëmbëlsirat apo pijet me gaz.

Gjithsesi, e vërteta është se të jesh I shëndetshëm do të thotë të keshë një mirëqenie të mirë fizike, mentale, sociale dhe rrethana të përshtatshme për të jetuar një jetë të mirë.

Disa nga sinjalet apo shenjat që tregojnë që ju nuk jeni aq të shëndetshëm janë:

1 Gërhitja– Ju mund të mendoni që kjo është vetëm një gjest I bezdisshëm, mirëpo gërhitja është nje indikacion I një shëndeti jo të mirë. Në fakt ajo është e lidhur me një numër të çrregullimeve të shëndetit, siç është rasti me apnenë apo disa sëmundje të zemrës.

2. Prishje konstante e lëkurës– Puçrrat në fytyrë, që paraqiten ndërkohë dhe me sezone, fatkeqësisht na tregojnë shumë për një shëndet jo të mirë. Kur ato dalin në regjionin e mjekrës do të thotë, që ne duhet të hamë më shëndetshëm, kurse ato të ballit na tregojnë që duhet të kemi një gjumë më të rregullt.

3. Të bardhët e syve tuaj nuk janë aq të bardhë– Nëse kjo pjesë e syrit tuaj më shumë ngjason më ngjyrën e verdhë, atëherë është kohë për disa analiza. Këto probleme lidhen me disa çrregullime të biles, mëlçisë apo pankreasit.

4. Thonjët kanë marrë një ngjyrë– Të verdhët në thonjtë tuaj janë një idikacion i disa problemeve me shëndetin.

5. Keni gazra– Kur ju keni gazra shumë shpesh, kjo tregon që ju mund të keni intolerancë ndaj disa ushqimeve siç është rasti i qumështit apo glutenit.

6. Keni lodhje konstante– Kjo është e ditur tanimë, lodhja e vazhdueshme do të thotë që ju keni mungesë të hekurit në gjak, bëni shumë pak aktivitete fizike apo trupi juaj është i dehidruar.

7. Ngjyra e urinës nuk është normale– Ngjyra, aroma apo densiteti i urinës lidhet me shumë procese të organizmit. Nëse vëreni një ngjyrë të errët të urines, atëherë ju duhet të bëni një kontroll me një urolog apo një mjek profesionist.

MUND TË JU PËLQEJNË