Ryva kthehet në kohë Përveç karrierës muzikore të këngëtares së njohur, Ryva Kajtazit, vëmendje e madhe në mediat rozë i kushtohet edhe jetës së saj personale.

Sot për Ryven është një datë e veçantë, pasi që ajo feston përvjetorin e pestë të martesës me Fidanin. Martesa e saj në vitin 2014, kishte bërë bujë në media për organizimin që kishte bërë në Maldive.

Ceremonia e martesës kishte qenë mjaft e veçantë dhe të dy, si nusja ashtu edhe dhëndri kishin shkëlqyer, shkruan rtv21.tv Në këtë ditë të veçantë për çiftin, Ryva për fansat e saj ka publikuar një fotografi të bukur nga fotosesioni i realizuar në Maldive në vitin 2014.

“5 vite lumturi!”, është mbishkrimi që Ryva e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instastory. Ryva dhe Fidani kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Dorela./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË