Kur martohemi, ne ndihemi të sigurtë që më në fund kemi arritur të gjejmë “të duhurin”.

Mirëpo, për fat të keq, statistikat tregojnë rezultate shumë të ndryshme-një në katër martesa përfundon në divorc.

Edhe nëse ndonjëherë është e vështirë ta pranoni, ka raste që martesa nuk funksionon.

Nëse ky moment vjen në jetën tuaj, duhet të vendosni atë që më e mira për ju. Ka disa arsye, pse divorci është zgjidhje më e mirë sesa një martesë e keqe:

Do të keni një shans më të mirë për të takuar të duhurin

Kur je i martuar, përpiqesh pa vetëdije të qëndrosh larg gjinisë së kundërt, në mënyrë që të mos e bësh partnerin tënd xheloz.

Në këtë mënyrë, ju humbisni shumë mundësi dhe nuk krijoni miqësi të reja.

Kjo nuk është një gjë e keqe kur je e martuar, për fat të mirë. Por në qoftë se mendoni se martesa juaj nuk funksionon, divorci do t’ju japë mundësi të reja për të takuar të duhurin.

Pas një martese të dështuar, ju keni më shumë përvojë dhe nuk do të bëni të njëjtat gabime dy herë.

Në fakt, studimet tregojnë se njerëzit që rimartohen, janë më pak të prirur për t’u divorcuar, sepse këtë herë e njohin veten më mirë dhe janë të sigurt për atë që po kërkojnë.

Mund t’ia kushtoni energjinë rritjes suaj personale

Nëse qëndroni në një martesë të keqe për një kohë të gjatë, mirëqenia juaj emocionale është gjithmonë në rrezik. Kjo dhimbje, mund t’ju krijojë ndjenjën, sikur po e humbisni veten.

A ju kujtohej hera e fundit që keni shkuar në një udhëtim, ose keni bërë një sport? A i mbështet bashkëshorti vendimet tuaja? A e shijoni jetën për momentin? Nëse përgjigjet tuaja janë “jo”, ndoshta është koha për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj personale.

Rezulton se një martesë e keqe mund të të privojë nga shumë gjëra në jetë.

Do ndiheni më të lumtur

Kur del nga një martesë e keqe, mund të humbësh një bashkëshort, por në të vërtetë fiton lumturinë. Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur atë në njerëz kontradiktorë dhe marrëdhënie jo të shëndetshme.

Në qoftë se mendoni se martesa juaj, ju bën të ndiheni të paplotësuar dhe jo të lumtur, është koha e duhur për ta lënë të shkojë. Natyrisht, divorci është një goditje për ju në fillim, por më vonë ju do ta ktheni faqen dhe do të hapni një kapitull të ri në jetën tuaj.

Fëmijët tuaj do të jenë më lumtur gjithashtu

Shumë çifte e kuptojnë se janë të pakënaqur dhe ende vendosin të qëndrojnë të martuar “për hir të fëmijëve të tyre”. Por kjo është një ide vërtet e keqe.

Fëmijët tuaj do të jenë prezent në çdo zënkë tuajën dhe kjo gjë do të ndikojë tek ata kur të rriten.

Do të filloni të dukeni më mirë

Edhe nëse nuk keni ndërmend të mbani dietë ose të filloni palestrën, pas divorcit, ju mund të vini re disa ndryshime të papritura në pamjen tuaj.

Shumë njerëz e pranojnë se ata u transformuan fuqishëm, sepse filluan të ndihen më mirë dhe më të gjallë. Kur je mirë së brendshmi, e reflekton edhe në pamjen e jashtme.

MUND TË JU PËLQEJNË