Paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1974, me këngën “Cuca e maleve” ku profesori i muzikës e përcillte me çiteli e ajo këndonte. Kur publiku filloi ta përcjellë me duartrokitje, nga të cilat ushtonte e tërë salla, ajo nga gëzimi e emocioni që ndjente, për një moment sikur harronte tekstin e këngës dhe fillimisht kishte menduar se nuk është e denjë për muzikë”.

Por me kalimin e kohës, Shyrete Behlulit i japën përkrahje të madhe rrethi familjar e shoqëror, kështu vit pas viti zbulohej e dilte në pah talenti i saj, shkruan “Kosovarja”.

E tani pas 4 dekadave prezencë në skenën muzikore, Shyhretja është shndërruar në emrin më të madh të muzikës popullore.

Gjatë këtyre katërdhjetë viteve, ylli jonë muzikor, Shyhrete Behluli, ka realizuar me qindra bashkëpunime dhe dhjetra albume me Shkurte Fejzën, Mahmut Feratin, Remzije Osmanin, Motrat Mustafa, Shaqir Cërvadiku, Shkëlzen Jetishi, etj.

 

Sot këngëtarja e dashur për publikun feston ditëlindjen e saj të 58-të, ku urimet e para natyrisht kanë ardhur nga familjarët.

Secili në mënyrën e tij pati fjalë e urime të bukura, për nënën dhe vjehrrën e cila shquhet si një grua shembull edhe sa i përket jetës familjare./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË