Cikli menstrual është një nga periudhat më të zakonshme në jetën e një vajze, por me gjasë edhe një nga më të bezdishmet! Por, është krejtësisht një proces normal dhe natyral që i ndodh trupit të një gruaje e që askush nuk mundet dot që ta frenojë. Por, deri këtu nuk kemi thënë asgjë të re deri në momentin që zbuluam se periodat shkaktojnë plot tri sëmundje tek vajzat. E lexuat mirë! Sa herë ju jeni me cikël menstrual, predispozita që trupi juaj të preket nga një prej këtyre tre sëmundjeve është edhe më i madh. Zbulojeni për çfarë saktësisht bëhet fjalë!

Sëmundja PPM
Sikur të mos mjaftonte gjakderdhja, nervozimi, periodat mujore kanë një tjetër mënyrë për të na bërë të ndihemi keq, çka në fakt përkeqëson çështjet tuaja kronike shëndetësore. Fenomeni quhet zmadhim para menstruacioneve ose PPM dhe karakterizohet nga shpërthimi i kushteve që janë të ndjeshme, nga luhatjet emocionale tek astma. Ndaj kini kujdes!
Migrena
Përafërsisht 50% e migrenave të pësuara nga gratë lidhen me menstruacionet. Më keq, “migrenat menstruale zgjasin më shumë dhe janë më të vështira për t’u trajtuar”, thotë Teshamae Monteith, MD, drejtoreshë e programit të dhimbjeve të kokës në Universitetin e Miami Miller School of Medicine. Një studim zbuloi se triptanet, të përshkruara për t’u marrë në shenjën e parë të një sulmi, janë trajtimi më efektiv për parandalimin e migrenave menstruale.
Sindromi i zorrës së irrituar
Është i njohur si fakt! Cikli menstrual bën kërdinë në sistemin imunitar dhe trupin e një gruaje. Por, një javë përpara ardhjes së periodave, gratë përjetojnë dhimbje abdominale, gjakderdhje, diarre, etj. Mjekët këshillojnë që gjatë ditëve të ciklit, gratë të qëndrojnë larg nga shkaktarët e zakonshëm të kësaj gjendje si laktoza, gluteni, fibrat, karbohidrate të ndryshme dhe kafeinës dhe të kërkojnë probiotikë në ushqime ose shtesa të fermentuara.

MUND TË JU PËLQEJNË