Sot bëhen 21 vjet, qysh kur dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Në atë sulm kishin marrë pjesë edhe Qerim Kelmendi, Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci. Adrian Krasniqi ka qenë student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajorit e mori pas vdekjes.

Daut Haradinaj, është ndër të rrallët deputetë e personazhe politike që përkujton dëshmorët e kombit, e i uron figurat e lartësuara me rastin e ditëlindjeve të tyre.

E për 21 vjetorin e rënies së dëshmoirit Adrian Krasniqi, Haradinaj zgjodhi disa fjalë lavdie, të cilat i përcolli me një imazh në llograinë e tij sociale, Facebook.

MUND TË JU PËLQEJNË