Një vajzë 12 vjeçe është gjetur e gjallë pas 18 orëve “e varrosur” nën borë kur orteku i zuri poshtë banesën e saj në Kashmir.

Samina Bibi i kishte thënë Reuters, se kishte bërtitur për ndihmë ndërsa ishte e bllokuar poshtë borës dhe gjithnjë e më shumë mendonte se do të vdiste aty.

Lugina Neelum u godit nga orteqe dhe rrëshqitje toke në ditët e fundit duke shkaktuar të paktën 74 të vdekur.

Samina është dërguar në spital ndërsa disa nga pjesëtarët e familjes së saj janë vrarë.Ndërkohë vazhdojmë kërkimet për persona të tjerë të zhdukur.

MUND TË JU PËLQEJNË