Qytetarët e Kosovës ndërrimin e motmoteve do ta festojnë me 100 mijë kilogramë mjete piroteknike, të cilat deri tani janë importuar kryesisht nga Kina. Nga kjo sasi rreth 3 tonë janë konfiskuar si të kontrabanduara.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se viteve të fundit për dhjetëfish ka rënie të importit të fishekzjarrëve në Kosovës.

Sipas tij ajo që ka ndikuar në importin më të vogël të mjeteve piroteknike është vendosja e akcizës dhe vetëdijesimi i qytetarëve.

“Nëse e krahasojmë ndër vite kemi shumë më pak import të viteve të fundit të mjeteve piroteknike në Kosovës, krahasuar me disa vite të mëhershme kur kemi pasur rreth 1 milionë kilogram të këtyre mjeteve piroteknike të cilat janë importuar në Kosovës, dhe të cilat janë përdorur për festat e fundvitit apo festat tjera kombëtar.

Tani importi është rreth 100 mijë kilogramë, kryesisht janë produkte të vinë nga Kina. Dhe janë dy faktorë që kanë ndikuar në rënien, i pari kemi të bëjmë me akcizë sepse ndaj këtyre produkteve është vendosur akcizë para disa viteve dhe vetë vendosja e akcizës këto produkte importuese i ka bërë më të shtrenjta për konsumatorët. Dhe e dyta mund të jetë vetëdijesimi i qytetarëve. Por kjo tregon se kemi 10 fish më pak krahasuar me disa vite import të këtyre mjeteve piroteknike”, tha ai.

Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv nga Departamenti për Siguri Publike në Ministrisë e Punëve të Brendshme bërit të ditur për KosovaPress se periudha e shitjes së fishekzjarrëve në Kosovë tashmë ka filluar nga 19 dhjetori deri më sot 31 dhjetori, ndërsa përdorimi i tyre fillon nga 26 dhjetor deri më 2 janar.

Sipas tij për shitjen e fishekzjarrëve në këtë periudhë të vitit nuk kërkohet ndonjë leje e veçantë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Po është konfiskuar diku afër tre ton e fishekzjarrëve në një kombi, ajo është deponuar në depon shtetërore të eksplozivëve në Gadime ku atje deponohen të gjitha….Këto janë të konfiskuara si të dyshuara të kontrabanduara ne presim tani procedurat doganore, hetimore se si kanë ardhur me çka kanë ardhur, dhe vetëm e deponojmë atë sasi në depon shtetërore…

Nëse janë të dëmtuara edhe mund t’i asgjësojmë, marrim vendim, e formojmë komisionin dhe ato asgjësohen….Zakonisht shkon shumë kohe se çfarë po bëhet me to kemi ende fishekzjarrë të konfiskuara të viteve të kaluara një sasi të vogël ende nuk kemi përgjigje rreth asaj sasie dhe zakonisht po skadojnë afatet dhe duhet t’i asgjësojmë“, tha deklaroi Mustafa.

Me qëllim të rritjes së sigurisë në qytete, komuna e Prishtinës, Lipjanit, Drenasit, Malishevës, Prizrenit e kanë ndaluar përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike.

Me urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe ka dal edhe komuna e Prishtinës. Madje shkelësit e kësaj urdhërese sipas njoftimit të kësaj komune do të gjobiten 100 euro.

MUND TË JU PËLQEJNË