Me anë të rubrikës “10 gjërat që nuk dini për mua” personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë treguar për “revistawho.com” disa të pathëna nga jeta e tyre private.

Nga këto rrëfime ne mblodhëm disa nga më të çuditshmet dhe që nuk i kishit dëgjuar ndonjëherë nga vipat tanë. Isida ka zbuluar se mban një thelpi hudhër ndërsa Orgesa shan nën zë përpara se të dalin në skenë.

Fatma ka treguar se qan kur sheh filma vizatimorë ndërsa Armina fle gjithmonë me një bluzë tek hundët. Më poshtë mund të lexoni të tjera kuriozitete për vipat shqiptar.

Isida Mollaymeri
Gjithmonë, kur dal në skenë, kërcej, moderoj, sfiloj, ose jam e ftuar në emisione, vendos një thelpi hudhër në kokë.

Olti Curri
Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të Laura Pausinit.

Çiljeta
Një herë më ka rënë telefoni nga makina në mes të autostradës dhe besojeni ose jo, kam ndaluar për ta marrë.

Orgesa Zaimi
Para se të dal në skenë shaj me fjalë të pista nën zë kjo më qetëson dhe heq emocionet.

Jul Deda
Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

Fatma Methasani
Nuk shoh kurrë filma horror dhe qaj me filmat vizatimorë.

Roza Lati
Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.

Armina Mevlani
Fle gjithmonë me një bluzë tek hundët pasi më ka mbetur ves që e vogël. Merrja bluzën e mamit dhe e mbaja tek hundët, jo më kot sot e kësaj dite fle me një bluzë te hundët.

Nevina Shtylla
Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?

Suada Sherifi
Kam fjetur me prindërit derisa u bëra 12 vjeçe se kisha tmerr nga ‘Gogoli’ me emrin Gabi dhe vazhdoj ta kem.

MUND TË JU PËLQEJNË