Nisma për protestën në ballkon do të vazhdojë edhe sonte, duke filluar nga ora 20:00. 

Sipas njoftimit, sonte është paraparë të protestohet kundër LDK-së dhe partive opozitare për mospërfilljen e këtyre kërkesave.Nisma për protestat në ballkon e quajtur Replikë, ka njoftuar se përkundër thirrjeve të qytetarëve dhe kërkesave të tyre, LDK dhe partitë opozitare nuk po i përfillin këto kërkesa.

“Përkundrazi, vendosin për seancën për rënien e qeverisë në kohë krize shëndetësore. Këto parti nuk janë duke i përfillur kërkesat e qytetarëve të Kosovës në rend të parë, Administratës të Parlamentit të Kosovës e cila ka konstatuar që salla e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës, dhe kërkesat e Ambasadës të SHBA-ve, Britanisë të madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë për unitet politik dhe qëndrueshmëri të institucioneve. Sonte në ora 20:00 po protestojmë kundër LDK-së dhe partive opozitare për mospërfilljen e këtyre kërkesave.

Qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar ndër breza për Kosovën për t’i pasur institucionet e saj legjitime dhe përfaqësuesit e saj për t’i mbrojtur qytetarët edhe në kohë krize shëndetësore. Me vendimin për mbajtjen e seancës së nesërme këta politikanë po i shkelin edhe këto sakfrifica.

Sonte në ora 20:00 kërkojmë mbrojtje të interesit publik dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Sonte për 10 minuta e gjithë Kosova me zhurmë të mjeteve metalike kërkojmë anulimin e mbajtjes së seancës në kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

Kjo nismë thotë se sonte protestojnë për shëndetin tonë e kundër këtyre politikanëve të papërgjegjshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË